Quinti dënon dhunën në Kosovë

E publikuar: 19/11/2015 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike.

Përmes një deklarate të përbashkët, dërguar medieve ambasadat e vendeve të Quintit kanë kërkuar respektimin e sundimit të ligjit dhe kanë theksuar se dhuna është e papranueshme, transmeton Koha.net.

“Apelojmë për respektim të sundimit të ligjit, procedurave demokratike, dhe normave ndërkombëtare. Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Ajo nuk i sjell dobi askujt. Ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe theksojmë rëndësinë që ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh rangun apo pozitën”, thotë deklarata.