Qualcomm paralajmëroi ditën e Premte se mund të humbiste dy klientë të mëdhenj nëse prodhuesi i shquar i çipeve pranonte ofertën 121 miliard dollarëshe të Broadcom.
Thuhet se dy konsumatorë të cilët sjellin të paktën 1 miliard dollarë të ardhura për Qualcomm me shumë gjasa do të tërhiqeshin nga marrëveshja nga frika se Broadcom nuk ka kapacitetet e duhura për të përmbushur objektivat e tyre.
Për herë të parë Broadcom u afrua Qualcomm me një ofertë në Nëntor. Çipet e Broadcom përdoren gjerësisht në telefonët mobile dhe serverët.
Pasi refuzoi ofertën e parë prej 70 dollarësh për aksion, Broadcom përgatiti një ofertë të dytë prej 82 dollarësh të cilën Qualcomm e refuzoi përsëri.
Apple dhe Samsung janë konsumatorët kryesorë të Qualcomm. Klientë të tjerë janë Huawei, LG Electronics, Oppo, Sony, Vivo dhe Xiaomi ku që të gjithë prodhojnë telefonë inteligjentë. /PCWorld Albanian