Qosja: Rama bëri deklaratën më vizionare për bashkimin kombëtar

14.04.2015 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qosja: Rama bëri deklaratën më vizionare për bashkimin kombëtar

Ideja e bashkimit kombëtar është ide e madhe, që më tepër se çdo ide tjetër e ka lëvizur historinë shqiptare. E krijuar prej intelektualëve të mëdhenj kombëtarë, ideja e bashkimit kombëtar për shkak të trysnive prej Fuqive të Mëdha dhe institucioneve ndërkombëtare gjatë 100 vjetëve është përkrahur rrallë, vetëm prej ndonjërit nga politikanët më qartëpamës shqiptarë.

Ideja e bashkimit kombëtar është ide e krijuar pas pushtimit të më tepër se gjysmës së trojeve shqiptare prej fqinjëve ballkanikë në vitin 1912.

Ideja e bashkimit kombëtar nuk është ide e shtetit amë dhe e pakicave që kanë mbetur jashtë kufijve të tij, por ide e popullit të ndarë.

Kjo i bën të natyrshme dhe të ligjshme përpjekjet për sendërtimin e kësaj ideje.

Ideja e bashkimit kombëtar është ide e madhe, që më tepër se çdo ide tjetër e ka lëvizur historinë shqiptare.

E krijuar prej intelektualëve të mëdhenj kombëtarë, ideja e bashkimit kombëtar për shkak të trysnive prej Fuqive të Mëdha dhe institucioneve ndërkombëtare gjatë 100 vjetëve është përkrahur rrallë, vetëm prej ndonjërit nga politikanët më qartëpamës shqiptarë.

Deklarata e Edi Ramës se “Shqiptarët po ecin drejt bashkimit kombëtar”, kurse “Shqipëria e Kosova kanë dy alternativa: ose të bashkohen në familjen europiane, ose të bashkohen në mënyrë klasike”, megjithë ngjyresat diplomatike, është deklarata më larghedhëse dhe vizionare mbi bashkimin kombëtar e një politikani dhe shtetari shqiptar në kohën tonë.

Ndaj kësaj deklarate historike u reagua siç dhe mund të hamendësohej:

U reagua mirëkuptueshëm prej intelektualëve tanë të orientimit kombëtar.

U reagua matur prej Bashkimit Europian.

U reagua refuzueshëm prej disa intelektualëve tanë të orientimit mondialist e neoliberalist.

Dhe, u reagua gati kërcënueshëm, me gjuhën e së kaluarës së pandryshuar ndaj shqiptarëve, prej Qeverisë së Serbisë.

Ata që reaguan refuzueshëm dhe ata që reaguan gati kërcënueshëm ndaj deklaratës së Edi Ramës treguan se s’deshën të dinë: e para, se shqiptarët janë popull dhunshëm i ndarë, prandaj përpjekjet e tyre për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë janë të natyrshme e të ligjshme. Bashkimi i dy Gjermanive është njëri prej më shumë shembujve të bashkimit të popujve të ndarë. Dhe, e dyta, në kohën e integrimeve europiane dhe planetare, mospajtimi me bashkimin e një populli të ndarë është mospajtim me proceset demokratike moderne.

Mund të besohet se reagimi i sipërthënë i Serbisë, më tepër se prej vetë deklaratës së Edi Ramës është i nxitur prej njëmendësisë që do të sjellin integrimet gjithëshqiptare ekonomike, arsimore, shëndetësore, shkencore, kulturore, sportive, e të tjera, të paralajmëruara në mbledhjen e dy qeverive tona më 23 mars në Tiranë.

Është me rëndësi të madhe që ky integrim gjithëkombëtar të sendërtohet duke iu shmangur neoliberalizimit ekonomik që sjell fryte vetëm për klasën politike dhe oligarkinë, në njërën anë, dhe duke ndërtuar ekonominë atdhetare, që e ka parasysh jetën e të gjitha shtresave kombëtare, në anën tjetër.

Një ekonomi e tillë, atdhetare, bëhet premtim se bashkimi kombëtar, bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, e rrit cilësisht, e pasuron gjithanshëm jetën e popullit shqiptar.

Uroj që ata të cilëve iu ka takuar fati të marrin pjesë si politikanë dhe shtetarë në procesin e integrimeve gjithëkombëtare, si parathënie institucionale e shpirtërore në bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, të mos harrojnë se, siç e thonë ekonomistët e sotëm humanistë, neoliberalizmi është i papërgjegjshëm në pikëpamje shoqërore dhe i pandjesi në pikëpamje morale.

Idetë janë ato që e lëvizin botën, por, siç e ka thënë njëri prej nismëtarëve të Bashkimit Europian, institucionet i bëjnë njëmendësi të sendërtuar ato ide.

Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen dhe do të bashkohen në mënyrë klasike qoftë jashtë Bashkimit Europian, qoftë në Bashkimin Europian.

Editorial i shkruar për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Zemaj thotë se janë mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme në LDK

Zemaj thotë se janë mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme në LDK

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%