Qorrolli: Kosova nuk mund ta tërheqë nënshkrimin

E publikuar: 15/10/2015 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Vigan Qorrolli, ka deklaruar në debatin e zhvilluar në emisonin “Politikë” të Sejdi Demirit në “Tribuna Channel” se Kosova nuk ka mundësi ligjërisht që të tërhiqen nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare .

Qorolli theksoi se në pikën e tretë të marrëveshjes thotë se asociacioni do të ketë fuqi kushtetuese e jo themeluese.
Sipas tij, ky është gabim që është përkthyer për qëllim të keq, për t’i bindur që nuk ka fuqi ekzekutive.

Në anën tjetër avokati Tomë Gashi, ka thënë se nënshkrimi mund të tërhiqet./Gazeta Tribuna/