QKUK: Sqarojmë se pse ua kemi ndaluar shfrytëzimin e pushimit vjetor mjekëve dhe infermierëve

E publikuar: 10/06/2020 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjekë dhe infermierë janë ankuar në adresë të Gazetës Shneta për ndalimin e shfrytëzimit të pushimit vjetor në punë gjatë kohës së pandemisë.

Menaxhmenti i QKUK-së ka treguar se pushimi nuk është lejuar për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, duke përfshirë mjekët dhe infermierët.

“Për shkak të gjendjes emergjente të shpallur si pasojë e Covid-19, nuk është lejuar pushimi i mbetur i të gjithë punëtorëve shëndetësor, jo vetëm infermierëve, por edhe mjekëve dhe të punësuarve të tjerë. ShSKUK është në koordinim me Msh, pasi që ende është e shpallur gjendja emergjente në shëndet publik”, thuhet në përgjigjen e menaxhmentit.

QKUK thotë se kjo masë për ndalimin e shfrytëzimit të pushimit do të vlejë deri në një vendim tjetër.