QKUK pezullon vetëm operacionet jo urgjente

E publikuar: 13/09/2017 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të QKUK-së bën të ditur, se që nga dita e enjte në klinikat kirurgjike në QKUK janë raportuar dy raste të vdekjeve të ndodhura gjatë operacionit.

QKUK ka njoftuar se që nga dita e enjte përkohësisht janë pezulluar rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) më bllokun e klinikave kirurgjike.

Ndërkohë që ky institucion shëndetësor përmes një njoftimi për opinionin, deklaron se se janë duke u zhvilluar normalisht punët në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë.
Ndërkohë, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.

Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion.

Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit.

Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi.
QKUK, kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente”, thuhet ne joftimin e QKUK-së: