QKUK jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të të plagosurave në Majac: Është shumë e rëndë…

E publikuar: 22/03/2026 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra të plagosura mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Syla bëri të ditur se gjendja e pacientëve është shumë e rëndë.

“Dy paciente gjinisë femrore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry ekzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubura me frymarje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku janë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, u shpreh Syla.