Qendra Klinike Universitare ka mbetur pa energji elektrike, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një lokal në orët e hershme të mëngjesit.
Oda e Mjekëve të Kosovës, njofton se si rrjedhojë e mungesës së energjisë elektrike nuk do të mund të ofrojnë shërbime administrative që lidhen me pajisjet elektronike.
“Ju njoftojmë se për shkak të incidentit që ka ndodhur sot në QKUK, kemi mungesë të energjisë elektrike dhe si rrjedhojë e kësaj nuk mund të ju ofrojmë shërbime administrative që ndërlidhen me pajisjet elektronike, deri në rregullimin e këtij problemi”, thuhet në njoftim.