Ish-menaxhmenti i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka blerë një sasi prej 40 mijë filmave të mamografisë, ndonëse ata kishin afat përdorimi vetëm një vit
Ndërkaq, kapacitetet e shfrytëzimit ishin katër herë më të vogla se sasia e blerë, ka zbuluar “Zëri” në një hulumtim disa javësh.
Rreth 30 mijë filma të mamografisë që u ka skaduar afati qysh para një viti, po vazhdojnë të qëndrojnë në një depo të Klinikës së Radiologjisë.
Gazeta “Zëri” ka arritur të konfirmojë te drejtoresha aktuale e Klinikës së Radiologjisë, Serbeze Kabashi, se ishin blerë 40 mijë filma për nevoja të mamografisë. Mirëpo, siç thotë Kabashi, sasia më e madhe e këtyre filmave vazhdon të jetë në pritje të ndërrimit nga kompania, pasi atyre u ka skaduar afati.
















