Disa dhjetëra qytetarë të Kosovës janë mbledhur në kufirin Kosovë – Maqedoni respektivisht në Han të Elezit për të pritur ardhjen e trupave të vrarë në Kumanovë disa ditë më parë.
Në mesin e atyre që kanë dalë për të pritur kufomat janë edhe veteranë të UÇK-së, të cilët me flamuj kombëtarë po presin ardhjen e trupave.
Në mesin e atyre që kanë dalë për të pritur trupat e të vrarëve është edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma i cili ka treguar për “Zërin” se që nga ora 16:00 kanë dalur aty për të pritur ardhjen e trupave./Zeri/