Qindra autobusë parakalojnë në Prishtinë, shkak mossubvencionimi nga Qeveria

E publikuar: 19/03/2021 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve si shenjë proteste kanë parakaluar rrugëve të kryeqytetit, kjo për shkak të mossubvencionimint nga Qeveria e Kosovës.

Autobusët kanë parakaluar deri të objekti i Qeverisë së Kosovës.

Të mërkurën kjo shoqatë ka filluar protesta e ku u ndërpre qarkullimi i transportit të udhëtarëve urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin.

Përderisa kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje.

Mirëpo, kreu i shoqatës Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se kërkesat e tyre janë të njohura për Qeverinë që prej verës së kaluar.