“Qiky është pushteti i Agim Aliut – natën drita, ditën minj e zhaba”/ Visar Azemi i LDK’së kritikon kryetarin e Ferizajit, thotë se nuk i mbajti premtimet

E publikuar: 10/09/2025 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Visar Azemi, kandidat i LDK’së për Ferizaj ka folur për premtimet kryetarit aktual Agim Aliu që nuk i mbajti gjatë pushtetit të tij.

Azemi në emisionin Pressing në T7 ka shfaqur fotografi nga tregu i Ferizajit për të cilin tregon se si është i lënë pas dore. Po ashtu, përmend edhe parkun Gjon Serreqi, Sallën Koncentrale, premtime këto për të cilat thotë nuk i ka realizuar.

“Minjtë sillen nëpër Ferizaj, e qysh kur përurohen nifar mini shadërvani, natën e qesin me drita, e ditën është i musht me zhavba. Ky është pushteti i Agim Aliut. Pushtet i cili po bëhet për PR, natën për mi qu dronat, e ditën kqyre qysh bohet ditën. Për me fsheh borrllogun, minjtë e zhaba, i qesin fotgrafitë natën”, tha Azemi.

Objekti misterioz ndëryjor po ndryshon trajektore në mënyra të pashpjegueshme teksa i afrohet Tokës
Read more