Qeveria ul kriteret për t’iu përshtatur “Contour Global”

E publikuar: 04/01/2016 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeria e Kosovës ia ka përshtatur edhe një kriter kompanisë amerikane “Contour Global” për të çuar përpara projektin e ndërtimit të një termocentrali në Obiliq, shkruan sot Koha Ditore.

E ka ulur nivelin e klasifikimit të bankës prej nga mund të pranohet fletëgarancia për këtë projekt.
Dorëzimi i fletëgarancisë ka qenë një nga kushtet e fundit për të proceduar nënshkrimin e memorandumit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Contour Global”, që është bërë në muajin dhjetor.

Një nga kriteret që ishin përcaktuar më parë ka qenë edhe niveli i klasifikimit të bankës prej të cilës mund të merret fletëgarancia (Bid-Bond).

Në dosjen e tenderit është përcaktuar që fletëgarancia duhet të dorëzohet nga ndonjë bankë komerciale, e cila klasifikohet në kategorinë A nga “Standard & Poor’s” apo ekuivalent me këtë klasifikim, por që bëhet nga kompani të tjera të njohura ndërkombëtare për klasifikimin kreditor.