Qeveria tregon pse u shkarkua zëvendësministri

E publikuar: 05/12/2017 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arbër Vllahiu tregoi pse u shkarkua zëvendësministri Fatir Berzati.

Pas shkarkimit të Fatir Berzatit, zëvendësministrit nga komuniteti goran, Arbër Vllahiu, shefi i kabinetit në Zyrën e Kryeministrit Haradinaj, tregoi arsyen e këtij veprimi.

Vllahiu tha se shkarkimi është bërë me kërkesë të subjektit politik të cili i takon zëvendësministri.

“Vendimi është marrë në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore dhe me kërkesë të subjektit politik të cilit i takon zëvendësministri, si partner koalicioni”, tha Vllahiu për Kallxo.com.

Kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi dje Fatir Berzatin.

Berzati ishte zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa i takon subjektit të goranëve JPG.