Është rivendosur sot flamuri kombëtarë tek vendi i njohur si ‘rrethi i flamurit’ në Prishtinë.
Ndryshe ditë më parë ishte vendosur që në vend të tij të vendosjes flamuri shtetërorë i Kosovës.
Pas ndryshimit të sotëm është pikërisht Halil Matoshi, këshilltar politik dhe për media në Qeverinë e Kosovës i cili është deklaruar rreth këtij vendimi të fundit.
Matoshi ka thënë se kryeministri Haradinaj ka vendosur që pas festës së 17 shkurtit ta rikthejë flamurin shqiptarë tek rrethi në Prishtinë për t’i respektuar ndjenjat dhe dëshirë e shumë qytetarëve në çastet kur po hyjmë në ditët e përkujtimit për Epopenë e Jasharëve, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu sipas tij, flamuri i Kosovës valon Sovran në të gjitha institucionet publike dhe se hapësira te rrethi nuk është institucion./indeksonline/
Ky është postimi i plotë:
Rreth flamurit…
Republika e Kosovës asht e arrituna ma sublime e nacionalizmës shqiptare, pra asht kulmi i rezistencës se kosovarëve kundrejt Serbise fashiste qe nga viti 1913 – për një shekull – pri nga flamuri kuq e zi. Flamuri i Republikës është realitet i ri juridik dhe politik dhe si i tillë mbrohet me ligj. Identitetet janë ndjenjë, ato lidhen kryesisht me sentimentin dhe fuqinë ikonike të së shkuares.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që pas festës së 17 shkurtit ta rikthejë flamurin shqiptar tek rrethi në Prishtinë për t’i respektuar ndjenjat dhe dëshirat e shumë qytetarëve në çastet kur po hyjmë në ditët e përkujtimit për Epopenë e Jasharëve!
E flamuri i Kosovës valon sovran në të gjitha Institucionet publike.
Hapësira “te rrethi” nuk është institucion.
Unë vazhdoj ta ruaj bindjen time edhe pêr identitetet dhe rendin e patjetërsueshëm simbolik të Republikës, porse ndjenjat e qytetarëve nuk duhet lënduar në asnjë çast.
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!
Rrnoftë përjetësisht Republika e Kosovës!!!
Atdheu ynë!!!