Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas, Jakup Krasniqi, ka thënë se miqtë duhet dëgjuar me vëmendje, por se lëvizja për të zgjidhur krizën politike është në duart e koalicionit qeverisës.
Ai thotë se kriza duhet të zgjidhet në interes të Kosovës. Sipas tij, Qeveria duhet të tërhiqet nga pozicionet kundër opozitës.
“Qeveria duhet të tërhiqet nga istikamet e ngritura kundër opozitës e cila ka kërkesa tepër të qarta. Kërkesat e opozitës janë të interesit nacional, jo të interesit partiak”, ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar se dashuria ndaj të ardhmes së vendit duhet të triumfojë.
Në fund Krasniqi ka shtuar:
“Dashuria ndaj të ardhmes së vendit duhet të triumfoj!
Kuptim tjetër nuk duhet të ketë politika e as angazhimi politik i individit!
Sakrificat shekullore janë bërë për atdheun e jo individin.
Kombi dhe atdheu mbi të gjitha!”.