Qeveria e Kosovës pritet që sot ta miratojë ligjin për Gjykatën Speciale. I njëjti do të procedohet më pas për miratim në Parlament. Gazeta Express sjell edhe njëherë ligjin e plotë.
Në mbledhje kabineti qeveritar do të konfirmojë faktin se i ka harmonizuar qëndrimet me Bashkimin Evropian për përmbajtjen e projektligjit për këtë gjykatë.
Top Channel ka mësuar nga burime brenda qeverisë se projektligji tanimë është finalizuar me një kompromis të vetëm me BE-në, që të hiqet fjala “genocid”.
“Qeveria do të konfirmojë gatishmërinë sepse nuk mund ta miratojë këtë projektligj pa u bërë së pari ndryshimet kushtetuese që lejojnë formimin e gjykatës”, kanë thënë burimet.
Pas kësaj deklarate të qeverisë, Top Channel mëson se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën e javës së ardhshme dhe do të caktojë seancën për ndonjë ditë gjatë javës, ku do të miratohen amendamentet kushtetuese për gjykatën.
Sipas procedurave, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, qeveria do të miratojë menjëherë projektligjin për Specialen dhe procedimin në Kuvend.
Gazeta Express ka qenë mediumi i parë që e ka botuar këtë ligj.