Qeveria serbe nuk ka problem me heqjen e vizave, por me pasaportat

07.05.2016 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria serbe nuk ka problem me heqjen e vizave, por me pasaportat

Qeveria e Serbisë ka reaguar pas deklaratës së komisionerit të BE-se për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, lidhur me atë se serbët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë pa viza me pasaportë shtetërore serbe.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në një përgjigje për Indeksonline ka kundërshtuar ashpër këtë vendim, të cilin e ka quajtur të papranueshëm. Mirëpo, ai ka paralajmëruar se Qeveria e Aleksandër Vuçiqit do t’i bëjë presion Bashkimit Evropian që t’u njihen pasaportat serbe pjesëtarëve të komunitetit të tyre në Kosovë.
“Nga Zyra për Kosovë deklarojnë se Beogradi do të kërkojë nga BE-ja që liberalizimi i vizave aplikohet edhe në popullin serb që jeton në Kosovë, pavarësisht nga atë se cilat dokumente ata i kanë. Liberalizimi i vizave nuk duhet të aplikohet në llojin e dokumentit, por në të gjithë banorët e territorit për të cilin liberalizimi është i dhënë”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyreje.
Ndërkohë, në një konferencë për media të mbajtur të enjten në Qeverinë e Kosovës, Avramopoulos deklaroi se vetëm pasaportat e Republikës së Kosovës do të vlejnë dhe njihen për lëvizjen e lirë për Evropë.
“Vetëm pasaportat kosovare do te njihen dhe asnjë tjetër. Edhe pasaportat që Serbia ua ka lëshuar serbëve të Kosovës është dashur që të kenë viza për të udhëtuar drejt Evropës. Bashkimi Evropian nuk i ka njohur këto si pasaporta shtetërore të Serbisë”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.
Ai më tej ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për procesin e liberalizim të vizave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun