Qeveria ruse mbështet tregun e automobilave me 400 milionë euro

E publikuar: 24/03/2015 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo


Mediat ruse njoftojnë se qeveria ka në plan të zhbllokojë 400 milionë euro për të mbështetur tregun e automobilave.

Qeveria ruse parashikon të zhbllokojë 400 milionë euro për të mbështetur tregun e automobilave, që është në vështirësi për shkak të krizës ekonomike, njoftoi sot kryeministri rus, Dmitri Medvedev cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

”Këto masa parashikojnë veçanërisht subvencione për reduktimin e kostos së kredive për automobilat dhe blerjet e automjeteve të përdorura nga strukturat publike”, theksoi kryeministri, ndërkohë që shitjet kanë pësuar një rënie të ndjeshme dhe prodhuesit kanë ulur në mënyrë drastike normat e tyre të prodhimit në Rusi.