Në mbledhjen e sotme, qeveria e Kosovës ka miratuar një varg masash në luftën kundër përhapjes së coronavirusit.
Në vargun e masave përfshihen edhe bartja e maskave si obligim.
Duke pas parasysh situatën, duke qenë që jemi në fazën e tretë të hapjes, numri i rasteve të reja, Task Forca e IKSHPK ka rekomanduar ministrisë së shëndetësisë:
Reduktimi i punonjësve në administratë
Të mbyllen zyrat nëpër të gjitha institucionet publike dhe private ku ka pasur raste pozitive
Të gjitha rastet pozitive monitorohen nga organet komunale
Të respektohen masat rigoroze, maskat, distancimi nëpër lokale
Inspektoret të respektojnë Ligjin për Sëmundjet Ngjitëse
Bartja e maskave të jetë obligative
Mbajtja e maskave në transport publik, privat, taksi
Ndalohet grumbullimi në hapësira të brendshme në më shumë se 50 persona./KALLXO/