Qeverisë së Kosovës i janë dashur tri vite për ta gjetur rrugën për trajtimin e tri kërkesave të investitorëve privatë, që duan të shfrytëzojnë rezervat e qymyrit në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Për më shumë se dy vite tre investitorë nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet e Kosovës, edhe pse kishin dorëzuar interesin e tyre për të investuar në projektet që për bazë kanë shfrytëzimin e qymyrit të Kosovës.
Kompania e ish-komandantit të NATO-s, gjeneralit Wesley Clark, “Envidety”, ka kërkuar licenca në tri lokacione në Kosovë për të prodhuar naftë përmes gazifikimit nëntokësor të qymyrit.
Projekti si i tillë është një inovacion, pasi aktualisht nuk ka një projekt të tillë që është finalizuar nga kjo kompani.
Kompania “EmberClear” kishte kërkuar licencë për ndërtimin e një termocentrali me kapacitet prej 330 megavateve në Istog, përcjell Koha.net. Kurse, së fundmi, kompania greke, “Titan”, ka kërkuar licencë për shfrytëzimin e qymyrit, të cilin synonte ta përpunonte për t’ia rritur kaloritë dhe i cili do të përdorej për djegie nga kompanitë e mëdha, duke e përfshirë edhe fabrikën e çimentos “Sharrcemi”, që është pronë e saj. /Telegrafi/
Qeveria refuzon termocentralin, shqyrton ofertën e Wesley Clarkut
NGA KATEGORIA