Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është nervozuar me naftarët.
Bahtiri ka kërkuar uljen e menjëhershme të çmimeve të derivateve.
Ai ka “harruar” se Qeveria Kurti ka refuzuar të heq akcizën për çmimet e derivateve.
Postimi i plotë:
THIRRJE PËR ULJE TË MENJËHERSHME TË ÇMIMEVE!
Si deputet i Kuvendit të Kosovës, u bëj thirrje naftëtarëve në vendin tonë që të reflektojnë menjëherë uljen e çmimeve edhe në Kosovë, sikurse që po ndodhë gjetiu.
Kur ishte puna për t’i rritur çmimet, i rritët pa vonesë e pa përtesë, i ndryshonit tabelat ende pa i shpenzuar rezervat që i kishit blerë me çmim të lirë.
Sot, kur tregjet po stabilizohen dhe situata globale po normalizohet, nuk ka asnjë arsyetim për mosveprim.
Qytetarët nuk mund të jenë viktimë e standardeve të dyfishta. Reflektoni në të mirë të tyre.
AB.


















