Qeveria procedon në Kuvend, Ligjin për mandatin e EULEX-it

E publikuar: 16/06/2016 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, i cili është aprovuar deri në vitin 2018..

Kryeministri Isa Mustafa, para kabinetit qeveritarë ka njoftuar se mbrëmë kanë marrë letrën kthyese nga përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini dhe sot e kanë proceduar këtë në mbledhje të Qeverisë.

Ende nuk dihet nëse Ligji per mandatin e EULEX-it do te futet si pikë shtesë në seancën e sotme, apo do të thirret një seancë e veçant. Për këtë vendos Kryesia e Kuvendit.