Qeveria e Kosovës ka prezantuar platformën shtetërore për fazën finale të dialogun me Serbinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo platformë do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj ka deklaruar se faza e fundit të dialogut me Serbinë do të rezultojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, raporton KTV.
Për këtë platformë shtetërore të dialogut, Haradinaj ka kërkuar që të njoftohet edhe presidenti i vendit. Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo platformë i ka tri qëllime, njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin në OKB dhe definon raportin me BE dhe NATO-n

















