Qeveria po e përgjon LDK-në? Abazi për mesazhet: Vetëvendosja është duke i qitë

E publikuar: 02/04/2025 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i AAK-së, Haki Abazi po thotë se mesazhet e ndjeshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u nxorën publikisht nga një tjetër subjekt partiak.

Sipas tij, kjo erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje potencialisht ka akses në diskutimet e tilla.

”Mendoj që edhe këto goditje ndaj LDK-së, i ka vet përbrenda Vetëvendosja është duke i qitë”.

”Tentimi i hedhjes së këtyre mesazheve në publik, është të fragmentojë LDK-në. Janë institucione që përcjellin komunikimet”.

”Janë mekanizmat, që po i përdorin”.

Ndër tjera, Abazi u shpreh i bindur se Kurti s’i ka votat për formimin e qeverisë së re, dhe këtë e dëshmon një takim i tij i sotëm.

”Takimi me Emilia Rexhepin është dobësia e zinxhirit për me tregu se Kurti në pozicionin që është, është se minoritetet, shkojnë gjithmonë me shumicën”.

”Ideja është që ‘po fillojë me diskutu’, por e qartë është që nuk i ka votat e mjaftueshme për qeveri”.

”Do përdorë algoritmin e jashtë, në kuptimin që nëse bie dikush në peshkimin e tij në tipin e fenomenit siç ka bërë Adelina Grainca, herën e kaluar, nëse jo atëherë do e prolongojë procesin kështu siç ka bërë”.