Qeveria dhe opozita po përgatiten për 17 shkurt. E para për festë, ndërsa e dyta për protestë. Por ende nuk dihet nëse me aktivitetet e tyre do të ballafaqohen në shesh të kryeqytetit.
Këshilli Organizativ për shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, që nga nesër mobilizohet për të koordinuar aktivitetet.
Këtë e ka bërë të ditur për Tribuna Channel, Arban Abrashi, duke treguar edhe përbërjen e plotë të Këshillit që do të merret me këtë çështje.
Këshillin e kryeson Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe do të ketë anëtarë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme, Zyrës së Kryeministrit.
Aty përfaqësues do të ketë edhe Presidenca, Kuvendi, Komuna e Prishtinës, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe përfaqësues të Organizatave Joqeveritare.
Por, partitë opozitare tashmë kanë bërë publik organizimin e tyre qytetar për të kundërshtuar pushtetin aktual në ditën e shënimit të tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Për hollësi të tjera ndiqeni kronikën!