Qeveria nuk përkrah Asociacionin

E publikuar: 20/02/2018 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avni Arifi tha se sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe do të bëhet një draft i ri.

“Nuk po shkojmë në Bruksel për të biseduar për një marrëveshje të re por për ato ekzistuese. Sa i përket Asociacionit varësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të bëhet drafti i ri. Kjo Qeveri nuk përkrah Asociacionin që përmban shkelje kushtetuese. Çdo marrëveshje që është arritur duhet të implementohet. Asociacioni nëse është në përputhje me kushtetutën bëhet implementimi nëse jo draftimi”, tha ai./zeri.info/