Qeveria nuk merret me Specialen

E publikuar: 17/06/2015 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës nuk e ka në rend të ditës projektligjin për Gjykatës Speciale as në mbledhjen e rregullt që është duke u mbajtur sot, transmeton Gazeta Tribuna.

Në rend të ditës janë shumë propozime, ndër të cila është edhe propozimi i ministrit të Financave, Avdullah Hotit, i cili ka paraqitur para kabinetit qeveritar projektligjin për Sigurimet.

Hartimi i këtij projektligji sipas tij ka qenë i domosdoshëm. Hoti tha se kjo fushë deri tani është rregulluar me rregullore të UNMIK-ut.

Ai theksoi se projektligji nuk do të ketë ndikim shtese në buxjetin e Kosovës, përkundrazi ligji do ti sjellë te hyra shtesë buxhetit të Kosovës.

Ministri ka thënë se gjatë hartimit të projektligjit janë konsultuar edhe ligje dhe ekspert të fushës.

Ndërkaq, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, ka paraqitur draft konceptin e dokumentit për themelimin e fondit kosovar për garanci kreditore.

Sipas saj, qeveria e Kosovës është zotuar në përmirësimin e ambientit të biznesit.

Bajrami ka thënë se fondi kosovar për garanci kreditore duhet të themelohet sa me shpejtë në të kundërtën çdo vonesë sipas saj i bie se Kosova do të humbë donacione.

Këtij fondi i ka dhënë mbështetje edhe Isa Mustafa. Ai ka thënë se është zotim i partive të koalicionit për hartimin e një fondi të tillë. Kreu i Qeverisë ka shtuar se duhet sa me shpejtë miratimi i këtij fondi..Gazeta Tribuna/