Qeveria neglizhon asetin më vital të vendit, KEK-u vetëmobilizohet për të mos lejuar krizë energjetike.
Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaqi, në orët e mbrëmjes i ka vizituar punëtorët në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq.
Ai ka deklaruar se pavarësisht gjendjes së krijuar nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, situata në KEK është normale dhe se kjo ndërmarrje është duke punuar me kapacitete të plota në të gjitha njësitë prodhuese, shkruan AktivPress.
Por për të është e habitshme se si askush nga autoritetet qeveritare nuk i ka kontaktuar e as vizituar gjatë këtyre ditëve, kur dihet se KEK-u është ndërmarrje e interesit nacional.
Thaqi e ka konfirmuar për AktivPress se asnjëherë nuk është kontaktuar nga Qeveria e Kosovës për të sqaruar se çfarë implikimesh mund të kenë vendimet e saj në mbarëvajtjen e punës në prodhimin e energjise elektrike, apo si qëndron puna me punëtorë, me transportin e tyre dhe me shumë gjëra tjera që janë të domosdoshme, e pa të cilat nuk mund të ketë prodhim stabil të energjisë elektrike.
Sidoqoftë, ai ka thënë se për të është me rëndësi që deri më tani nuk ka asnjë rast me ankesa të punëtorëve sa i përket dyshimeve për prekje nga koronavirusi.
“Uroj që të mos ndodh asnjë rast në KEK, e po ashtu edhe në gjithë vendin mos të kemi raste të shumta dhe mos të kemi pasoja në njerëz”, është shprehur Thaqi.
Sa i përket masave që janë marrë në KEK, ai u ka treguar punëtorëve se mënjeherë pasi Qeveria e ka marr vendimin e parë me qëllim të parandalimit të Koronavirusit, ai i kathirrur në mbledhje urgjente të gjithë drejtorët e njësive dhe janë mobilizuar për t’i marr të gjitha masat e nevojshme për siguri dhe mbrojtje të punëtoreve të KEK-ut.
“Pra menjëherë janë lëshuar urdhëresa për pajisje me materiale për dezinfektim të të gjitha hapësirave, përfshirë edhe termocentralet e po ashtu edhe makineritë punuese, eskavatorët dhe makinerinë e rënd në miniera dhe mihje, e po ashtu edhe një sërë masash tjera”, ka deklaruar Thaqi.
“Në të njëjtën kohë kemi formuar Komitetin e Sigurisë dhe kemi hartuar strategjinë se si do të përballemi me këtë situatë”, ka shtuar ai.
“Duke pasur parasysh se e kemi barren dhe përgjegjësinë e produktit jetik dhe më të rëndesishëm të shtetit; duke pasur parasysh se kemi numrin më të madh të punëtorëve, pra po flasim per rreth 4100 punëtorë aktiv në 4 ndërrime pune; unë edhe dje edhe sot kam kërkuar që të respektohen rregullat strikte dhe të merren të gjitha masat në mënyrë që të mbrohemi nga infektimi me këtë virus”, ka theksuar Thaqi.
Ai ka bërë thirrje që të gjithë të jenë në krye të detyrës për të përmbushur misionin në mënyrë që të mos kemi krizë në prodhimin e energjise elektrike.
“Pa frike dhe pa panik, por me kujdes maksimal dhe duke respektuar të gjitha udhezimet dhe rregullat e percaktuara, do të japim maksimumin për të mirën e vendit, për shëndetin tonë dhe të familjeve dhe bashkërisht do e tejkalojmë këte sfidë dhe do të dalim faqebardhë”, është shprehur Thaqi.
Gjëja më e rëndësishme në KEK, sipas tij, është që ka punëtorë shumë të përgjegjshëm dhe të kalitur në sfida të shumta.
“Secili nga punetoret e KEK-ut eshte i vetedishem se ne situata te tilla ne duhet t’i dalim zot shtetit dhe qytetareve te Kosoves sepse e kemi barren dhe pergjegjesin e produktit me te rendeisshem te vendit. Nese nuk do te kemi rrym athere gjithcka do te jete me e veshtire, edhe shendetin e qytetareve tane edhe per sigurin edhe per te perballuar kete situate secila familje ne Kosove”, ka thënë ai.
Thaqi i ka vizituar punëtorët edhe një ditë më herët./AktivPress/