Qeveria në detyrë ia ndanë 10 milionë euro ministrisë së Shëndetësisë

E publikuar: 15/03/2021 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria në detyrë e Kosovës është mbledhur sot dhe ka marrë disaNë mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, i janë ndarë 10 milionë euro Ministrisë së Shëndetësisë. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dhënë detaje për të gjitha vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë. Në një shkrim në Facebook, ai ka bërë të ditur se janë ndarë mjete financiare për disa kategori.

Qeveria në detyrë i ka ndarë Ministrisë së Shëndetësisë 10 milionë euro për blerjen e materialeve e aparaturave mjekësore, si dhe për personelin shëndetësor. “Ministrisë së Shëndetësisë ju ndanë 10 milionë euro, për blerjen e materialeve, aparaturave mjekësore si dhe angazhimin e personelit shëndetësor dhe mbështetës, për menaxhimin e pandemisë COVID-19”, ka bërë të ditur Hoti.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere, prej datës 1 mars deri më datë 31 tetor 2021.