Qeveria e Kosovës sot mbajti një mbledhje dhe mori disa vendime aty.
Një ndër ta është edhe ndarja e mjeteve buxhetore për ndërmarrjen publike TREPÇA.
Në qeveri po ashtu u mor vendim për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:
Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe
Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndëramrrjen publike TREPÇA Sh. A.

















