Qeveria e Kosovës ka ndarë 95,725 euro për filmin “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”
Kërkesa ishte e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit.
Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit u fut në listën e ngushtë prej 15 filmave për të kaluar drejt çmimeve “Oscars”.