Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 108-të ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen buxhetore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Kësisoj ka ndarë 310 mijë e 183 euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se data e mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna do të jetë 18 dhejtori.
Po ashtu në këtë mbledhje qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në shumën prej 5 milionë e 705 mijë e 39 eurove.