Qeveria ndan 150 mijë euro për ndërtimin e shtëpive për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptias

E publikuar: 27/11/2024 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndahen 150 mijë euro në kuadër të realizimit të projektit për ndërtimin e  shtëpive për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptias në komunën e Ferizajt.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e Qeverisë tha se kjo është arritur përmes marrëveshjeve me trupat e organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Pa asnjë abstenim ky vendim u miratua nga Qeveria.

“Nga Ministria për komunitete dhe kthim kemi pranuar kërkesën për ndarjen e vlerës prej 150 mijë euro në kuadër të realizimit të projektit përmes marrëveshjeve me trupat e organizatës së Kombeve të Bashkuara, në këtë rast specifikisht bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas në komunën e Ferizajt duke parë të nevojshme sidomos tani që po hyjmë në stinën e dimrit, pra që të zbatohet ky projekt sa më shpejt. Jemi që kjo ndarje të miratohet, pra edhe ju ftoj për votim”, tha Murati./EO