Qeveria ndan 120 mijë euro për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë

E publikuar: 27/02/2024 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës, të martën e 27 shkurtit ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar disa rregullore për shërbyesit civilë.

Gjatë mbledhjes është miratuar kërkesa për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës së kryeministrit, ku edhe janë renditur rregulloret e miratuara.

“Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar; Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë; Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil; Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.” – thuhet në njoftim.