Lidhur me situatën financiare në ndërmarrjen publike “Trepça”, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se situata në këtë kompani është e mjaft e vështirë për shkak edhe të pandemisë dhe rënie që kanë rënë çmimet në bursë.
Madje, kryeministri fajësoj edhe menaxhmentet e kaluara në këtë ndërmarrje që kanë sjellë këtë situatë.
Kryeministri në një konferencë për media theksoi se është gjetur një zgjidhje të përkohshme, që të ndajnë 1.1 milion euro për “Trepçën”.
“Kompania ka borxhe të mëdha rreth 8 milionë euro. Kjo është një shenjë që menaxhmetet e kësaj kompanie nuk kanë arritur të menaxhojnë mirë këtë ndërmarrje. Jemi dakorduar sot në takim të bëhet një plan biznesi për të përmirësuar likuiditetin e kompanisë”, tha Hoti.
Kryeministri po ashtu tha se edhe në Telekom është një gjendje e rëndë financiare, i cili premtoj se këto ditë do të bëjnë një zgjidhje edhe në Telekom.
Ministri I Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuqi tha se është në përgatitje që së shpejti të bën publike licencat e lëshuara nga kjo kompani, për rastin “Kelkos”.