Qeveria Mustafa s’pritet të iniciojë Ligj për Referendum, opozita këtë e sheh si frikë (Video)

01.11.2015 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria Mustafa s’pritet të iniciojë Ligj për Referendum, opozita këtë e sheh si frikë (Video)

Kryeministri Isa Mustafa shuan shpresat që kosovarët gjatë mandatit të tij do t’i nënshtrohen referendumit, ose të paktën nga ana e tij nuk do të ketë iniciativë për të bërë një ligj për referendumin.

Dhe kjo nga opozita më tepër po shihet si frikë e pushtetit për t’u përballur me sovranin, për faktin që sipas tyre, Qeveria i tradhtoi ata, raporton KTV.

Megjithatë, Vetëvendosje është e bindur se Kosova herët ose vonë do ta ketë Ligjin për Referendumin, edhe pse janë të vetëdijshëm që ai nuk do të realizohet në këtë mandat.

Afrim Hoti, profesor i shkencave politike, thotë se është fondamentale që Kosova ta ketë ligjin për referendumin, por që sipas tij, në këtë kohë realizimi është i pamundur.

Sidoqoftë, Kosova para së të shpallej e pavarur, kishte një projektligj të përpiluar nga ekspertë ligjorë, por që nuk ishte miratuar për faktin se kishin ndikuar ndërkombëtaret.

E në anën tjetër, edhe në Vetëvendosje thonë se ka kohë që kanë financuar hartimin e një projektligji për referendumin, përcjell koha.net.

Të tria partitë opozitare vazhdimisht kanë kërkuar që marrëveshjet e arritura në Bruksel të dalin në referendum, e një lloj referendumi ata i konsiderojnë edhe edhe zgjedhjet e parakohshme.

Kronika e plotë e KTV’së

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Tërshani: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

Eksperti amerikan: Thaçi ishte lider i jashtëzakonshëm, duhet të kthehet në Kosovë

Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale

Ali Ahmeti: Shteti ynë mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore me familjen në Kosovë, largohet për t’u kthyer në Hagë

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

“Poshtërsi” e quan opozita përpjekjen e Sveçlës për përvetësim të meritave pas raportit të Gallupit

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Do të demaskohej blofi i Putinit

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup