Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e pensioneve kontributdhënëse, sipas këtij vendimi pensioni më i ulët do të jetë 158 euro.
Për këtë gjë ka njoftuar ministri Arban Abrashi.
“Të dashur penisonistë, të dashur qytetarë dhe miq,
Qeveria e Kosovës sapo miratoi vendimin për rritjen e ndjeshme të pensioneve kontributdhënëse. Sipas këtij vendimi, pensioni më i ulët do të jetë 158 euro, pensioni për ata që kanë punuar me shkolla të mesme do të jetë 172 euro, pensioni për të gjithë ata që e kanë pas shkollimin e lartë do të jetë 186 euro dhe pensioni për ata që kanë pasur arsimimin superior, përkatësisht diplomat e fakultetit, do të jetë 230 euro.
Kjo është një rritje evidente, mesatarisht rreth 33 për qind.