Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar projekt rregulloren për fushat e përgjegjësisë së zyrës së kryeministrit dhe ministrive, raporton Ekonomia Online. Kryeministri Albin Kurti me fillim të mbledhjes ka kërkuar nga ministrat e tij që sa më shpejt ti sjellin të gjitha vendimet e propozuara në tavolinën e tij.Ai tha se rregullorja e re i hap rrugë sistemimit të përgjegjësive të kryeministrit dhe ministrave.
“E di që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë dhe që janë urgjente, por sot është një vendim me urgjent që është rregullorja e re e cila i hap rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në kryeministri dhe ministri të ndryshme”, tha Kurti.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se ka dërguar disa komente edhe ai për projekt rregulloren e MF.“Në lidhje me projekt rregulloren që e kemi pranuar, janë konceptet e ministrisë së Financave që për shkak formulimit mund të jenë atribuuar si kompetneca”.Ministrja e Industrisë Tregtisë dhe Ndërmarrësi, Rozeta Hajdari tha se ka dërguar disa komente që janë sqaruese e cila ka thënë se duhet të korrigjohen”.Kjo ishte pika e vetme e kësaj mbledhje të qeverisë. Ndërsa në të ndryshme asnjë ministër nuk e mori fjalën.


















