Qeveria miraton pakon për ringjallje ekonomike me vlerë prej 423 milionë euro

E publikuar: 14/07/2021 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se pako e Ringjalljes Ekonomike kap një vlerë prej 423 milionë euro.

“Shuma totale kap vlerën 423 milionë euro. Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave ku një prej tyre është mbështetja e punësimit me vlerë prej 50 milionë eurove. Përmes kësaj pako synohet rritja dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Sa i përket kritereve për ndarjen e këtyre masave do të bëjmë me vendime të veçanta”, është shprehur ai.Kjo pikë është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë.