Për realizmin e projektit për sheshin e Obiliqit, qeveria sot miratoi propozim-vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme, ndërtesave – lokaleve afariste të cilat janë̈ nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit e të cilat preken nga realizimi i projektit.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, tha se për realizimin e këtij projekti ka qenë e nevojshme të kryhen procedurat e shpronësimit.
Kuqi: Për sheshin e Obiliqit nevojitet shpronësimi pronave përreth
Video
“Për realizmin e këtij projekti ka qenë e nevojshme të kryhen procedurat e shpronësimit, vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët të cilët kanë qenë të evidentuar në tabletat shpronësimit. Propozim vendimi për të cilin kërkohet të shqyrtohet dhe të nxjerrë vendim nga Qeveria e Republikës së Kosovës është në harmoni dhe përputhje të plotë me nenin e Rregullores së Punës të Qeverisë së Kosovës”, tha Kuqi.
Në mbledhje të Qeverisë është hequr nga rendi i ditës propozim-vendimi për shtesat prej 300 euro për stafin shëndetësor. Megjithatë, është miratuar projektligji për rimëkëmbje ekonomike.