Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të mbajtur sot njëra nga vendimet që është marrë është edhe ajo për dhënien me qira, pa konkurrim të subjektit “Top Channel” të objektit “Ish-laboratori i filmit”, në pronësi të Albafilm, sh.a.-së, Tiranë”, revokohet.
Qeveria vendosi ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Albafilm, sh.a.-ja te Ministria e Kulturës, të objektit “Ish-laboratori i filmit”, në zonën kadastrale 8130, me sipërfaqe të përgjithshme 4 918 m2, nga të cilat 1 420 m2 sipërfaqe objekti dhe 3 498 m2 sipërfaqe funksionale, sipas genplanit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për t’u përdorur për nevoja të Ministrisë së Kulturës.
Vendimi nr.1445, datë 29.10.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien me qira, pa konkurrim, “Top Channel”, sh.a.-së, të objektit “Ish-laboratori i filmit”, në pronësi të Albafilm, sh.a.-së, Tiranë”, revokohet.
Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, i shtohet fondi prej 38 725 768 lekësh, për rregullimin e pasojave nga zgjidhja e kontratës së qirasë me subjektin “Top Channel”, sh.a.
Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.