Qeveria Mban Mbledhjen e Parë pas Largimit të Listës Serbe

E publikuar: 29/03/2018 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës sot nga ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt, nën drejtim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kjo do të jetë mbledhja e parë e ekzekutivit që nga largimi i Listës Serbe nga koalicioni qeverisës.

Përderisa, para mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj nga ora 09:00 do të marrë pjesë në takimin për Sundimin e Ligjit./kallxo.com/