Qeveria mban mbledhje natën, emëron kryesuesin e Bordit të Postës dhe drejtorin e AME-s

E publikuar: 23/09/2024 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka:

  • Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.
  • Emëruar z. Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.
  • Emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.
  • Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
  • Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.
  • Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë.
  • Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës.
  • Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës.
  • Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil