Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike.
Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit në këtë mbledhjen janë miratuar dy vendime:
– Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023; dhe
– Vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025.