Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton këto vendime

E publikuar: 27/03/2026 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje ka shqyrtuar dhe miratuar:

· Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës.

· Projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve për programin e Kredisë së bazuar në politikat për sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.

· Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0.

· Listën e Artikujve për Përdorim të Përbashkët, që janë Objekt i Procedurës Qendrore të Prokurimit Publik.

· Ndryshimet në Tabelën 3.2 të Ligjit Nr. 10/L-001 për Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak për Ministrinë e Mbrojtjes.