Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime lidhur me Marrëveshjet me Shqipërinë

E publikuar: 12/06/2023 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. I pari ka të bëjë me nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore.

Ndërsa vendimi i dytë ka të bëjë me Marrëveshjen për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok.

Komunikata e plotë:

Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore. Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok.