Kryesore

Qeveria krijon ekipin që do ta themelojë Asociacionin

16.09.2016 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria krijon ekipin që do ta themelojë Asociacionin

Procesi për hartimin e statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po fillon të jetësohet. Kjo pavarësisht se Qeveria kohë më parë ka refuzuar që ta formojë komisionin si pasojë e mos zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Beogradin zyrtar, shkruan Gazeta Express.

Por pavarësisht kësaj, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa  gjatë ditës së sotme ka pritur në takim shefen e re të Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalia Apostolova, zëvendës shefen e Misionit të OSBE-së, Paivi Nikander si dhe  Ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se gjatë takimit, u bisedua për procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga BE-ja në Bruksel.

Në takim, u theksua përkushtimi i Republikës së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve dhe u vlerësua se ditëve të fundit është krijuar një atmosferë pozitive në këtë proces.

Gjatë takimit, po ashtu, u bë e ditur se është kompletuar Ekipi Menaxhues, i cili në bashkërendim me insititucionet e Republikës së Kosovës, OSBE-në, BE-në dhe me përkrahjen e Ambasadës Amerikane, do të punojë në hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, në harmoni të plotë me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion