Qeveria ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian që mbahet këtë të enjtë në Kotor në Mal të Zi.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se “liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.
Fjalimet hyrëse të Samitit do të jenë publike.
Gazeta Express të premtën publikoi agjendën e plotë të këtij samiti që mbahet më 15 dhe 16 maj.
Pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, komisioneri europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.
Nga Kosova, përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.