Qeveria kompenson fermerët gjedhët e të cilëve u prekën nga sëmundja gungore

E publikuar: 15/11/2017 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë një vendim në lidhje me fermerët, gjedhët e të cilëve u prekën gjatë vitit të kaluar nga sëmundja gungore.

Sipas njoftimit të Qeverisë, mësohet se ata fermerë do të kompensohen me nga 1200 euro për krerë lopësh.

“Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për kompensimin e fermerëve për rastet e ngordhjes së kafshëve nga sëmundja gungore e lëkurës gjatë viti 2016. Sipas vendimit, kompensimi do të bëhet si në vijim: lopët me 1200 euro për krerë, viçat me 500 euro për krerë dhe demat/mështjerrat me 800 euro për krerë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.